"Duart lart!" Momenti kur RENEA rrethon shtëpinë e Edmond Përdodës, pamjet e filmuara me dron
Janë publikuar pamjet e momentit të arrestimit të Edmond Përdodës, I akuzuar se në bashkëpunim me vëllanë e tij kanë vrarë dy persona në prill të 2020.
Siç shihet në pamjet e publikuara nga policia, RENEA ka zbarkuar në oborrin e shtëpisë së Përdodës në Lezhë,ku dhe kanë bërë edhe arrestimin e tij.
Në pamje Përdoda shihet në oborrin e shtëpisë, ndërsa RENEA jashtë avllisë së tij.
Përdoda shihet duke dalë nga shtëpia me duart lart, ndërsa policia e cila në dorë ka armë i bën thirrje që të afrohet.
Pasi 39-vjeçari ka dalë nga dera e avllisë, policia e ka kontrolluar ku dhe i ka vendosur prangat.
Pas arrestimit të tij blutë kanë kryer kontroll në shtëpinë e tij, ku dhe në cilësinë e provës kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit tip kallashnikov.
Përdoda i cili tashmë ndodhet prapa hekurave, akuzohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij Aleksandër Përdoda vranë në 2020 Kol Murrani dhe Preng Simoni.
Mësohet se Edmond Përdoda, ndihmoi të vëllanë të fshihte provat e krimit të dyfishtë dhe të mblidhte gëzhojat.
