I huaji që jeton në Tiranë: Shqiptarët i japin makinës si të çmendur, nuk i njohin rregullat

Gjatë rubrikës "Vox Pop" me Enkin në emisionin "Ditë e Re" gazetarja rastisi në sheshin Skënderbe një të huaj, i cili jeton në Lundër të Tiranës.

Teksa po i përgjigjej pyetjes së gazetares nëse beson në shoqërinë e vërtetë, i huaji nuk nguroi të japë mendimin e tij për qytetarët.

Ai tha se shoferët në Shqipëri janë të pakujdesur dhe se nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke i cilësuar shoferët shqiptarë "të çmendur."

"Unë jetoj në Lundër në Tiranë. Njerëzit i japin makinës si të çmendu, nuk i respektojnë rregullat", tha ai.