Nënë Liza kujton shembjen e banesës: Në 04:00 na fikën dritat. Si shtetrrethim, sikur ishim kriminelë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, banorja e “5 majit” Nënë Liza u shpreh se në 19 janar i kanë ardhur për t’i prishë shtëpinë qysh në 4 të mëngjesit.

Ajo shton se fillimisht i kanë hequr energjinë elektrike dhe më pas i kanë trajtuar si kriminelë, edhe pse ishin në shtëpinë e tyre.

Nënë Liza: Në 19 janar kanë thënë se do të vijnë të prishin shtëpinë. Në orën 6 do të hiqni dritat dhe në 10 do ta prishnin. Kanë ardhur 4 të mëngjesit. Kemi qenë gjithë natën zgjuar duke ruajtur shtëpinë, sikur po ruan ndonjë të vdekur.

Kanë ardhur në orë 4 të mëngjesit. Unë u thash që të mos fiknin dritat, por i fikën dhe mori dikë në telefon dhe tha e ke gati. Ishte si shtetrrethim, na kanë ndjekur policia sikur të ishim kriminelët e botës. Na gjetën në shtëpinë tonë.