Rama për zgjedhjet e 6 marsit: Patronazhistët e PS në terren, do kemi rezultat shumë pozitiv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2022, 22:25
Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit kanë qenë një nga temat e diskutuara në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS.
Shefi i mazhorancës konfirmoi se patronazhistët kanë nisur nga puna, janë në terren dhe se presin rezultat shumë pozitiv.
Rama: Kemi folur për numrat. Ju e dini që kemi një mekanizëm të kolauduar që na jep numrat në territor. Kemi folur për pozicionin tonë në 6 bashkitë. Pozicioni është relativisht mirë. Patronazhistët janë si ju, njerëz që bëjnë punën e tyre në terren. Besoj që do kemi rezultat shumë pozitiv.
