Hasani: Në Laprakë projekti i Unazës së Madhe prek 200 shtëpi, nuk na kanë thënë ku do të shkojmë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, banori i zonës së “Laprakës” Shkumbin Hasani u shpreh se në këtë zonë projekti i Unazës së Madhe prek më shumë se 200 shtëpi.

Ai tha se nuk janë kundër projektit si banorë, por nuk është folur me ta se çfarë do të bëhet dhe se ku do të shkojnë ata banorë.

Shkumbin Hasani: Në Laprakë projekti i Unazës së Madhe prek më shumë se 200 shtëpi. Nuk jemi kundër projekteve, por askush nuk ka folur me ne se si do të veprohet.

Ku do shkojmë ne? Shteti i detyruar të na përgjigjet. Balluku ka thënë që nuk është ndryshuar projekti i Çarçanit. Por nuk është e vërtetë.