Marku: Te “5 Maji” do ndërtohen kulla, në kontratë nuk thuhet se ku do t’i marrim shtëpitë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2022, 21:51
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, banori i “5 majit” Elson Marku u shpreh se në zonën e “5 majti” do të ndërtohen kulla.
Ai shtoi se në marrëveshje nuk thuhet që nëse nuk e pranon atë, dikush duhet të dalë jashtë dhe se në kontratë duhet caktuar se ku do ta merren shtëpinë.
Elson Marku: Te “5 Maji” do ndërtohen kulla. Kush do marrë aty shtëpi? Ne nuk marrim gjë. Për 8 vite në atë zonë nuk është bërë asnjë legalizim. Pse nuk bëjnë kontratë duke na thënë që ne do marrim shtëpi aty ku i kemi banesat?
Në marrëveshje nuk thuhet që nëse nuk e pranon atë ti duhet të dalësh jashtë. Në kontratë duhet caktuar se ku do ta marrim shtëpinë.

