Çupi: Reforma territoriale ka dështuar, duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo mazhorancës
Deputetja e PD, Dhurata Çupi është shprehur se reforma territoriale është ka dështuar.
Në një intervistë për Ora News është shprehur se PD është dakord që kjo reformë të rishikohet dhe të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të mazhorancës.
Dhurata Çupi: Ndryshimet kushtetuese të propozuara për mbështetjen e reformës në drejtësi i kemi mbështetur dhe i kemi votuar pro sepse besojmë që reforma në drejtësi duhet të ketë mbështetje që të ecë përpara, ashtu siç ne na kanë votuar shqiptarët, ku një nga arsyet ka qenë ndryshimi i reformës territoriale dhe administrative. Reforma territoriale është e dështuar dhe kjo është e pranuar gjerësisht.
Mënyra se si u miratua reforma pa konsensus politik,pa marrjen e opinionit të PD, me pretendimin që do të sillte efiçencë financiare nga menaxhimi i burimeve njerëzore. Sot kemi një reformë të dështuar. Ne jemi për ta rishikiuar që reforma territoriale të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo të mazhorancës.
