Afera e incineratorët, Gështenja: Është zbuluar vetëm maja e ajsbergut. Vjedhja s'mund të bëhej pa dijeninë e Ramës

Anëtari i Komisionit Hetimor për incineratorët, Lefter Gështenja, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale shprehet se në lidhje me aferën e incineratortëve është zbuluar vetëm maja e ajsbergut.

Teksa ka postuar një video, ai thotë se brenda 24-orëve janë kryer 17 procedura për të miratuar koncesionin për incineratorin e Elbasanit. Ai shprehet se këto procedura përfshijnë edhe  Arben Ahmetajn , Damjan Gjiknurin, Ëngjëll Agaçin, e shumë zyrtarë të tjerë

Ndër të tjera shprehet se të gjitha vjedhjet janë bërë me dijenin e Ramës.

Postimi i plotë:

430 milion euro është afera korruptive e incineratorëve me dijeninë dhe mbështetjen e Edi Ramës.

Hetimet e para i dhanë të drejtë PD, por deri tani është zbuluar vetëm maja e ajsbergut.

17 procedura janë kryer brenda 24 orëve vetëm për të miratuar koncesionin për inceneratorin e Elbasanit. Këto procedura përfshijnë edhe  Arben Ahmetajn , Damjan Gjiknurin, Ëngjëll Agaçin, e shumë zyrtarë të tjerë. Por natyrisht, asgjë nuk do të mund të ishte bërë pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.

Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës.

Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!