"Kur hyn leku në mes, s'ka më miqësi" Ekziston shoqëria e vërtetë? Qytetarja: Më mori burrin...
A besoni te shoqëria e vërtetë? Nëse po sa vite keni me shokun/shoqen tuaj më të ngushtë? Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.
Për disa ekziston, e për të tjerë jo, pasi siç shprehen janë zhgënjyer nga miqtë. Madje një qytetare shkruan në mesazhet për Vox Pop se sot nuk ka shoqëri të vërtetë për shkak të parasë.
Disa nga përgjigjet:
"Nuk besoj në shoqërinë e vërtetë. Shoqja e fundit që pata me mori burrin, dhe kështu çdo gjë u shkatërrua."
"Nuk ekzistojnë. Leri çfarë bëjnë sepse në fund shajnë njëri-tjetrin."
"Po. Kam mbi 20 vjet me shoqen time, nuk më ka zhgënjyer as nuk e kam zhgënjyer asnjëherë."
"Shoqëritë e vërteta kanë iku me kohë. Ekzistonin dikur sepse ishin të varfër, tani kanë inat njëri-tjetrin se njëri ka më shumë lekë se tjetri."
"Edhe ekziston edhe nuk ekziston. Kam 12 vite me shokun e ngushtë. Jemi njohur që të vegjël."
"E vështirë të gjesh shoqëri."
"Vetëm këtë të morë ka bërë Rama, të njihen njerëzit kush janë shokë e kush jo."
