Keqtrajtoi macen e shtëpisë, West Ham jep dënimin shembullor për Zouma
Nuk mjaftuan ndjesa dhe pendesa e lojtarit për videon qe bëri namin në rrjetet sociale. Kurt Zouma ka grumbulluar rreth vetes një zemërim të madh për keqtrajtimin që i bëri maceve të tij në shtepi teksa sot West Ham ka vendosur ta gjobisë.
Siç konfirmohet, klubi do ta gjobisë me shumë maksimale që mund të jepet, 250 mijë paund teksa e ka nxerrë edhe jashtë grupit për momentin.
Dje ai ishte në fushë në ndeshjen me Watford dhe tifozët nuk e falën duke kënduar kundër tij e duke e kryqëzuar me kore.
Por duket se nuk mjafton me kaq sepse Royal Society për mbrojtjen e kafshëve ka marrë macet nga Zouma duke i mbajtur përkohësisht kafshët nën kujdesin e tyre teksa kanë ngritur edhe një padi ndaj tij. Në Angli shkruajnë se në raste të tilla, mund të dënohesh edhe me 4 vite burg për keqtrajtimin e kafshëve./Ora News/.
