Kush nuk i pëlqen dhuratat?! Shihni çfarë Georgina i bleu Ronaldos për ditëlindje..

Cristiano Ronaldo mbushi 37-vjeç dhe sigurisht që festoi me të afërmit e tij në ditën e veçantë.

Në fushë portugezi nuk po kalon momente të mira te Man. United por partnerja e tij Georgina Rodriguez di më së miri si ta gëzojë atë teksa i ka bërë dhe një dhuratë të veçantë.

Duke e ditur që ai është një tifoz i zjarrtë i makinave, Georgina i ka blerë jo pak por 180 mijë euro një super mjet, SUV Cadillac Escalade.

Një mjet i tillë nuk shitet në Europë por për një si Ronaldo gjithçka është e realizueshme teksa ajo ja solli mjetin në ditën e tij të lindjes. Ai bashkë me fëmijët shijojnë dhuratën e bërë nga Georgina, shihni më poshtë pamjet./Ora News/.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)