Futbolli i rikthehet shpenzimeve të para pandemisë. Ja kush shpenzoi më shumë në Janar

Pas më shumë se një viti frike, krize dhe kujdesi, tregu i transferimeve në botë i është rikthyer zakoneve të vjetra të shpenzimeve marramendëse.

Sipas një studimi nga FIFA, 1.03 miliardë dollarë (902 milionë euro) u shpenzuan në janar për transfertat ndërkombëtare, që përbën një rritje prej 74.7% krahasuar me janarin 2021.

Në nivel ndërkombëtar, janë kryer 3791 transferime duke konfirmuar kështu se futbolli po e rimerr veten pas një torture të gjatë të shkaktuar nga pandemia e covid-19.

Nga këto transferime prej 1.03 miliardë dollarë, 927.6 milionë dollarë janë shpenzuar vetëm nga klubet në Europë ndërsa pjesa tjetër jashtë kontinentit të vjetër.

Si gjithmonë, Anglia është vendi i parë ku shpenzohet më shumë në merkato teksa më pas vjen Italia që lë në vend të tretë Spanjën.

Më poshtë mund të shihni renditjen e vendeve që shpenzuan më shumë në merkaton e Janarit:

Anglia: 349,5 milionë

Italia: 113,6 milionë

Spajna: 111,1 milionë

Franca: 75,2 milionë

Rusia: 72,1 milionë

Gjermania: 70,6 milionë

Belgjika: 32,7 milionë

Greqia: 23,7 milionë

Arabia Saudita: 23,5 milionë

Brasil: 23,1 milionë./Ora News/.