UEFA nis misionin në Shqipëri. Përcaktohet delegacioni për zgjedhjet në FSHF
Presidenti Ceferin e tha qartë në vizitën e tij se situata në Shqipëri do të mbahet nën monitorin madje një prej fjalëve të tij ishte edhe se do të kishte një delegacion që do të qëndrojë në Tiranë.
Sot FSHF bëri të ditur se është përcaktuar tashmë ky delegacion nga UEFA dhe janë gati të mbërrijnë në Tiranë për të monitoruar situatën.
"UEFA ka përcaktuar delegacionin që do të vijë në Tiranë për të monitoruar ecurinë e procesit zgjedhor të Federatës Shqiptare të Futbollit pas problematikave të shfaqura nga ndërhyrjet politike të javëve të fundit, veçanërisht në asambletë e disa shoqatave rajonale.
“Bazuar në diskutimet e tij me Kryeministrin Rama dhe Ju, u ra dakord që UEFA të dërgonte një mision vëzhgimi me objektivin e vlerësimit të ecurisë së procesit zgjedhor të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të Zakonshme të planifikuar për në datën 2 mars 2022. Dëshirojmë t’ju njoftojmë se delegacioni i UEFA-s do të përbëhet nga përfaqësuesit e mëposhtëm:
– Luca Nicola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA)
– Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative)
– Yann Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve)
Delegacioni do të udhëtojë për në Tiranë të hënën, 14 shkurt dhe do të kthehet të mërkurën, 16 shkurt. Ne do të jemi në kontakt gjatë ditëve të ardhshme për të diskutuar dhe organizuar takimet dhe ju falënderojmë paraprakisht për disponibilitetin e të gjithë stafit të FSHF-së”, – shkruhet në letrën drejtuar Presidenti Duka./Ora News/.
