Si të lësh Ferrarin për një Fiat. Zyrtare, Nickas Sule nga Bayerni te Dortmundi

Një lëvizje surprizë, shumë surprizë duher thënë. Nicklas Sule, një nga mbrojtësit më të mirë në Gjermani, nga 1 Korriku do të jetë një lojtar i Borussia Dortmund.

Një lajm që ka çuditur të gjithë pasi gjithmonë, Bayerni ka marrë më të mirët nga Dortmundi dhe te verdhezinjtë janë rikthyer pasi kanë fituar trofe me bavarezët.

Por sot konfirmohet lajmi që mbrojtësi që ishte në fund të kontratës me kampionët e Gjermanisë, do të transferohet në Dortmund me rivalët e tyre.

Për shumë tifozë shihet si një zbritje në karrierë, një hap shumë prapa, ose si të thuash si të ngasësh një Ferrari dhe tani të përfundosh me një Fiat por ky është vendimi i Sule që duket sikur po prish traditën e mëparshme./Ora News/.