Mungesë e madhe te ekipi italian, mbrojtësi kuqezi operohet me sukses

Kastriot Dermaku është rikthyer në një lojtar të rëndësishëm te Lecce. Mbrojtësi shqiptar është titullar i padiskutueshëm deri tani por për shkak të një apendiciti akut, ai duhej të operohej me urgjencë.

Klubi bëri të ditur se gjithçka shkoi mirë për lojtarin por mungesa e tij është kthyer në një problem të madh.

Lecce ka tani një kalendar të ngjeshur për shkak të rikuperimit të ndeshjeve që u shtynë nga pandemia në dhjetor dhe mungesa e Dermakut i hap shumë probleme.

Siç mësohet, mbrojtësi kuqezi do të mungojë 3 javë pas ndërhyrjes që iu nënshtrua por nuk do të rrezikojë miqësoret e Marsit me Shqipërinë, gjithmonë nëse do të jetë në planet e trajnerit Reja.

30-vjeçari ka luajtur 10 ndeshje këtë sezon pas rikthimit nga dëmtimi dhe deri tani ka arritur të shënojë 1 gol me fanellën e Lecces që këtë sezon komandon në Serinë B dhe është pretendente kryesore për t’u ngjitur mes më të mirëve./Ora News/.