Frikë dhe panik, dy shpërthime të fuqishme në Dubai (video)

Dy shpërthime të fuqishme prishën qetësinë e banorëve të Abu Dhabit mbrëmjen e së martës.

Shqetësimi i menjëhershëm i qytetarëve dhe autoriteteve ishte për ndonjë sulm të mundshëm terrorist. Autoritetet u vunë menjëherë në lëvizje për të zbardhur shkaqet, ndërsa theksuan më pas se ishte shpërthimi i impianteve të gazit në ndërtesat qindra katëshe.

Autoriteti i Mbrojtjes Civile në Abu Dhabi njoftoi se u raportuar për një zjarr që shpërtheu në orën 00:09 me orën lokale në një ndërtesë shumëkatëshe. Zjarri u shua dhe banorët u evakuuan në mënyrë të sigurtë, dhe nuk raportohet për të lënduar apo viktima si pasojë e zjarrit, - shkruajnë autoritetet.

Dyshimet e para, për shkak të shpërthimit të fuqishësm ishin për ndonjë sulm të mundshëm terrorist nga rebelët huthi në Jemen. Situata në Jemen është kaotike, ku prej vitit 2014 vendi është përfshirë nga një luftë civile që ka lënë me mijëra të vrarë dhe miliona të pastrehë e të uritur.

Autoritetet e Emirateve janë në gjendje emergjence, pasi ka pasur edhe më herët sulme nga rebelët huthi me raketa balistike dhe me drone që kanë lënë edhe njerëz të vdekur. Ka qenë më herët ambasada amerikane në vend që kishte lëshuar një paralajmërim për "informacione mbi një sulm të mundshëm me raketa ose dron".