Po në Amerikë, kush shet më shumë fanella? Mësoni renditjen
Pak ditë më parë, agjencia e specializuar, Euromerica Sport Marketing publikoi renditjen e klubeve europiane që shesin më shumë fanella në kontinentin e vjetër.
Ishte Bayerni që kryesonte me 3.2 mln fanella të shitura duke lënë pas Real Madrid dhe Liverpool ndërsa sot kjo agjenci ka bërë publike edhe një tjetër renditje interesante.
Kush shet më shumë fanella në zonën e Amerikës, pra Amerikën Latine, Qëndrore dhe Veriore?
Padyshim që Boca Juniors, një nga klubet më popullore jo vetëm në Amerikë por edhe në botë, është ai që shet më shumë fanella, plot 2.4 mln të tilla duke lënë pas të gjithë rivalët.
Vendi i dytë është disi surprizë, janë meksikanët e Club Guadalajara me 2.145 mln fanella të shitura dhe në vend të tretë Corinthians me 1.988 milionë fanella.
Më poshtë edhe renditja e 10 klubeve që shesin më shumë fanella në Amerikë:
Boca Juniors (Argentina): 2.433.000
Club Deportivo Guadalajara (Mexico): 2.145.000
Corinthians (Brasil): 1.988.789
River Plate (Argentina): 1.734.000
Flamengo (Brasil): 1.637.122
America (Mexico): 1.368.908
Atletico Nacional (Columbia): 1276.098
Monterrey (Mexico): 1.222.000
Los Angeles Galaxy (USA): 1.180.090
San Paolo (Brasil): 998.000./Ora news/.
