Ergys Kaçe rikthehet në Greqi, firmos me ekipin që kryeson kampionatin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2022, 13:02
Pasi mbylli aventurën jo të sukseshme me Partizanin, mesfushori shqiptar Ergys Kaçe ka vendosur të rikthehet në Greqi. Në kampionatin helen, lojtari ka patur ditët më të mira të karrierës së tij dhe sot ai firmosi me ekipin e Veria NFC.
Është një klub i kategorisë së dytë greke por aspak i dorës së dytë sepse historikisht kanë luajtur mes Superligës dhe Ligës së Dytë dhe aktualisht janë kandiatët kryesor për t’u ngjitur mes më të mirëve në futbollin helen.
Veria njoftoi zyrtarizimin e firmës me lojtarin kuqezi që do të përpiqet të ringrihet edhe një herë aty ku shkëlqeu./Ora News/.
