Rey Manaj gjen golin e dytë në Serinë A. Sulmuesi kuqezi shënon për Spezian (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2022, 21:08
Pas shumë tentativash më në fund rikthehet te goli edhe Rey Manaj. Sulmuesi shqiptar, titullar i padiskutueshëm te Spezia sot u tregua tepër i saktë nga pika e bardhe e penalltise teska shënoi për Spezian në duelin direkt për mbijetesë ndaj Salernitanës.
Në fakt ishte barazimi i përkohshëm për miqtë pasi Salernitana udhëheq 2-1 falë dy golave shumë të bukur të Simone Verdi për vendasit.
Për Manaj ky është goli i dytë në Serinë A, pas atij të shënuar ndaj Sassuolor në Dhjetor./Ora News/.
