Polemika në Spanjë, Simeone detyroi mbrojtësin të luajë i dëmtuar
Atl. Madrid pësoi një humbje të thellë me Barcelonën në fundjavë dhe përveç humbjes, kampionët në fuqi kanë marrë dhe një humbje tjetër të rëndë. Bëhet fjalë për mbrojtësin e ri të ardhur këto diitë, Daniel Wass i cili do të qëndrojë dy muaj jashtë fushave të blera.
Në fakt për këtë dëmtim, shtypi spanjoll ka mbetur i habitur dhe shumë e kanë kritikuar Diego Simeonen, pasi trajneri detyroi Daniel Wass, të ngrihej për të përfunduar ndeshjen kundër Barçës, pavarësisht një dëmtimi në gju që pësoi.
Mbrojtësi pësoi dëmtimin serioz në minutat e fundit të sfidës Barça-ku për të ishte debutimi me “los colchoneros” por në vend që të zëvendësohej, iu kërkua nga trajneri i tij, Diego Simeone, dhe u detyrua të përfundonte sfidën pavarësisht se ai po ankohej për dhimbje.
Nuk dihet nëse ato minuta të luajtura me detyrim e kanë bërë edhe më serioz dëmtimin por pas kontrolleve të bëra, Wass do të qëndrojë të paktën 8 javë jashtë fushave duke i dhënë një goditje Simeones.
Ky i fundit është kritikuar shumë për mënyrën sesi e trajtoi këtë çështje duke lënë lojtarin në fushë të dëmtuar./Ora News/.
