Enriko Papa çmend Steauan e Bukureshtit, Ora News mëson ofertën që ka mbërritur te Botoshani

Enriko Papa po impresionin në futbollin rumun me paraqitjet e tij për botoshanin. Gjiganët e Steaua së Bukureshtit dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e mesfushorit 28-vjeçar dhe i kanë ofruar Botoashanit 400 mijë euro për të finalizuar operacionin. 

Ndërkohë futbollistit i kanë propozuar një kontratë për dy vite e gjysmë me opsionin për një vit të tretë. 
Ora  News mëson ekskluzivisht se nëse finalizohet operacioni Papa do të arkëtojë 150 mije euro cash nga kontrata me Bukureshtin dhe paga e tij do të jetë 20 mije euro çdo muaj, përfshirë bonuse. 

Parimisht ish-futbollisti i Tiranës dhe Teutës në Superiore ka dhënë miratimin për këtë propozim, por presidenti i Botoshanit ka refuzuar ofertën që ka bërë Steaua e Bukureshtit dhe të premten do të zhvillojë një takim me Papën. 

Mësohet se numri një i klubit i ka premtuar mesfushorit shqiptar se do ti ofrojë një pagë më të lartë se Bukureshti vetëm që ai të qëndrojë me Botoshanin. 

Sipas presidenti Valeriu Iftime, Papa është i pashitshëm dhe do të bëjë gjithçka për të bindur kapitenin e tij të zgjasë bashkëpunimin me Botashanin. 

Në këtë sezon Papa ka grumbulluar 20 ndeshje, 2 gola dhe një asist me fanellën e Botashanit, ku aktivizohet edhe sulmuesi shqiptar Realdo Fili.