Zgjerohet skandali te Ajaxi. Drejtori u dërgonte foto të turpshme kolegeve
Skandali Marc Overmars nuk mbyllet me kaq. Pasi Drejtori Sportiv i klubit më të madh në Holandë, Ajaxit, dha dorëheqjen tani janë zbuluar fakte të reja që e rëndojë pozicionin e tij më shumë dhe e bëjnë skandalin me përmasa të mëdha.
Fillimisht Overmars dha dorëheqjen pasi u zbulua se ai u dërgonte kolegeve femra të klubit të Ajaxit mesazhe të papërshtatshme seksualisht. Dr. Sportiv dha menjëherë dorëheqjen dhe gjërat duket sikur u qetësuan por tani në mbrëmje shtypi holandez ka zbuluar detaje shokuese.
Mësohet se ish lojtari i Barcelonës dhe Ajaxit, Marc Overmars i ka shoqëruar mesazhet edhe me foto të organeve gjenitale dhe kjo e ka kthyer këtë çështje në një fuçi baruti të vërtetë për Ajaxin dhe vetë ish futbollistin.
Federata Holandeze ka reaguar duke dënuar ngjarjen ndërsa ftoi të gjithë viktimat të denoncojnë çdo rast pavarësisht kohës dhe me kë kanë të bëjnë.
Ndërkohë Federata ka theksuar faktin se klubet e kanë të detyrueshme të informojnë raste të tilla kur ndodhin dhe kjo pjesë lidhet edhe me liçencimin e klubit dhe protokollin e hetimit të pavarur të së Drejtës Sportive. Nëse zbulohet se nuk është vepruar sipas protokollit, Ajaxi mund të ketë penalizime dhe ndërkohë Marc Overmars mund të përballet me një padi penale./Ora News/.
