Kristi Aliaj: Fama dhe leku të bëjnë 1 milionë herë vetja

Kristi Aliaj, i biri i Robert Aliaj, teksa flet për eksperiencën e tij në emisionin e dashurisë "Love Story" pohon se fama dhe paraja e kanë bërë të nxjerrë në pah aspekte të personalitetit të tij, duke theksuar se nuk e kanë ndikuar në karakter.

Në një intervistë për "Ditë e Re" në RTV Ora, Kristi thotë se fama nuk e ka ndryshuar atë si njeri, por i ka dhënë shtysë të jetë më shumë vetvetja.

Kristi Aliaj: Fama ose paret kur të shtohen, të shtohet edhe personaliteti që ke pasur. Po të bëhem milioner unë do bëhem 1 milionë herë Kristi, mënyra se si vishem, sesi flas, sesi sillem. E njëjta gjë vlen edhe për famën. Stili që kam aktualisht nuk varet as nga fama që kam, as nga situata ekonomike që kam. Gjithmonë jam veshur kështu.

Kristi thotë se i pëlqen e bukura dhe se gjithmonë është angazhuar në fushën e estetikës. Kristi ka studiuar shkenca politike dhe arte vizuale në Bruksel. Ai ka punuar 6 vite si menaxher në një industri parfumerie.