Ekskluzive/ Zv/presidenti i IFATCA: Situata u keqmenaxhua nga Albcontrol e qeveria, nuk u cenua siguria kombëtare
“Greva” e kontrrollorëve të “Albcontrol”, në prill të 2021 shkaktoi pezullimin e punës në Aeroportin “Nënë Tereza” duke sjellë një debat të madh publik.
Situata me punonjësit e trafikut ajror ngriti shumë pikëpyetje mbi mënyrën se si u menaxhua "kriza" dhe ndërhyrjen e qeverisë.
Për të hedhur dritë mbi këtë çështje gazetarja Besmira Pelushaj ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me z. Frederic Deleau Zv/president i IFATCA për Evropën.
Ai sqaroi se nuk ishte grevë, nga ana e kontrollorëve shqiptarë të ajrit, pasi paaftësia e përkohshme nuk mund të lidhet me grevën.
Ai shtoi se situata është një keqkuptim, sidomos në një periudhë që në vendin tonë po zhvilloheshin edhe zgjedhjet parlamentare, duke shtuar presionin.
Sipas Deleau nuk ka pasur dialog të vërtetë, sepse nëse do të kishte pasur dialog kjo gjë, mund dhe do të duhej të ishte zgjidhur, duke organizuar takime për të shmangur këtë ngatërresë që u krijua.
Ndërkohë, ai siguroi se greva nuk ka cenuar aspak sigurinë kombëtare dhe se e gjithë ka ardhur si pasojë e një keqinterpretimi politik i situatës.
Po ashtu Deleau përmendi edhe çështjen Becchetti e cila në këtë rast, për shkak të vendimit të gjykatës së Arbitrazhit, ka një impakt ne buxhetin e Albcontrolit.
Intervista e plotë:
Pelushaj: Ju e keni ndjekur nga afër grevën e punonjësve të Albcontrolit në Tiranë dhe vendimin që dha gjykata duke e pushuar çështjen. Si e komentoni?
Deleau: Fillimisht më lejoni të jem shumë i qartë, nuk ka qenë asnjëherë një çështje greve, nuk ishte kurrë një grevë, sepse për të qenë e tillë do të duhet të ndiqte disa rregulla të caktuara te kushteve te punës dhe në këtë çështje specifike, nuk ishte një grevë. Më lejoni gjithashtu të jem shumë specifik, Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kontrolluesve të Trafikut Ajror, merret me çështje profesionale dhe teknike, në nuk jemi një shoqatë, dhe për këtë arsye nuk negociojmë me çështje te kushteve dhe kodit te punës. Por jemi të shqetësuar për sigurinë dhe aspektin ligjor, qe janë baza në këtë çështje. Dhe sërish unë insistoj, nuk ishte grevë, pasi paaftësia e përkohshme nuk mund të lidhet me grevën.
Paaftësia e përkohshme ndjek disa rregulla të qarta, të cilat janë të diktuara nga organizatat ndërkombëtare si EASA,(Agjencia Europiane për sigurinë e Aviacionit) dhe ka për detyre ti lejoje kontrollorët e trafikut ajror, te veteshpallen “ne pamundësi për te kryer detyrën e tyre” atëherë kur gjenden në rrethana qe nuk i lejojnë te sigurojnë trafikun sipas standardeve profesionale.
Pelushaj: Nëse paaftësia e përkohshme është e parashikuar në Manual, cilin ligj kanë shkelur punonjësit?
Deleau: Praktikisht, e gjitha kjo është një keqinformimi dhe është kuptuar gabim në Shqipëri. Duhet të kthehemi pas tek rrethanat e asaj që ndodhi, pasi në atë kohë Shqipëria ishte në fushatë elektorale, për rizgjedhjen e qeverisë, dhe disa javë më parë. Pra në këtë kontekst, kishte shumë tension, situata e covidit, preku Shqipërinë, ashtu si edhe në të gjithë botën, dhe kishte shumë stres. Kjo çështje e ka zanafillën disa muaj para se të “shpërthente” publikisht në prill të 2021 dhe tensioni që kishte prekur edhe kontrollorët, bëri që ata, të gjithë, te deklarojnë këtë paaftësi të përkohshme, pra nuk ishte diçka që ndodhi brenda natës. Ishte një çështje që është sjellë në vëmendje të qeverisë dhe Menaxhimit të Alb Controllit, muaj më parë. Dhe fatkeqësisht bazuar në informacionin që unë kam, nuk ka pasur dialog të vërtetë, sepse nëse do të kishte pasur dialog kjo gjë, mund dhe do të duhej të ishte zgjidhur, duke organizuar takime për të shmangur këtë ngatërresë që u krijua.
Më lejoni të jem shumë i qartë, kontrollorët e trafikut ajror në të gjithë botën, janë krenare të sigurojnë, një shërbim të sigurt, të vazhdueshëm dhe efiçent.
Ata krenohen duke ofruar siguri për linjat ajrore gjate fluturimit, por edhe gjate uljes gjithashtu. Kur ngjarje të tilla ndodhin, kjo është gjithmonë për faj të dialogut të dështuar, faji i sistemi qe nuk ka qenë në gjendje të ofronte një zgjidhje me kompromis. Për tu kthyer tek pyetja juaj, nuk ishte grevë, pasi paaftësia e përkohshme e mbron sistemin. Pasi trafiku ajror mundëson që kontrollorët të jenë aty për tu siguruar që pasagjerët të blejnë bileta dhe të garantojnë fluturimin e tyre të planifikuar, në mënyrë të sigurt. Këto rregulla që duhet të zbatohen dhe respektohen nga të gjithë, sigurojnë një zonë të qartë për të mundësuar udhëtimin e pasagjerëve. Kjo është shumë e rëndësishme.
Pelushaj: Por kontrollorët u akuzuan se cenuan sigurinë kombëtare, a u cenua në fakt siguria kombëtare?
Deleau: Absolutisht jo! Siç e thashë edhe më parë, nuk ishte kurrë një grevë, dhe në mënyrë që të garantohej siguria e shërbimit, duhet kuptuar tensioni dhe stresi qe përjetojnë kontrolluesit . Dhe sigurisht kur gjendesh në të tilla kushte ekstreme, duke mos ofruar garanci për shërbimin, një mënyrë është shmangia e rrenjeve te problemit
Keqinterpretimi politik I situatës sjell pasiguri në nivelin kombëtar. Dhe serish insistoj që një dialogu i qarte midis menaxhimit dhe kontrollorëve, do të kishte shmangur ngërçin. Por kur kontrollorët shpallin paaftësinë e përkohshme, do të thotë që ata nuk mund të garantojnë këtë pjesë të marrëveshjes, dhe pakti është që të sigurohet sistemi i sigurt. Nuk është asnjëherë, në interesin e asnjërës prej palëve ta keqpërdorë ketë, pra për të qenë i drejtpërdrejtë, nuk ka pasur kurrë një qëllim nga kontrollorët që të për të cenuar sigurinë kombëtare.
Pelushaj: A mendoni që pas këtij vendimi, mund të përsëritet e njëjta situate, apo nga kjo u nxor një mësim?
Le të kthehemi pak tek vendimi I gjykatës. Bazuar në informacionet që unë kam marrë nga Tirana, gjykata ka dalë në konkluzionin që tre kontrollorë të trafikut ajror nuk kanë cenuar sigurinë kombëtare, dhe janë deklaruar të pafajshëm nga akuzat e ngritura. Ata janë pezulluar pa pagesë që nga prilli I vitit 2021 dhe janë pezulluar për arsye që gjykata akoma nuk kishte vendosur. vendimi I gjykatës është I qartë, ata janë të pafajshëm. Pra pyetja që ngrihet është, perse kur ata janë të pafajshëm, dhe të deklaruar të pafajshëm nga gjykata, kjo edhe pas apelimit të prokurorëve, nuk janë rikthyer sërish në vendet e punës? Dhe kjo është një gjë që nuk ndodh në asnjë vend tjetër.
Pelushaj: A keni qenë në Shqipëri dhe a keni pasur kontakt me autoritetet shqiptare për këtë çështje?
Deleau: Nuk kam qenë personalisht në Shqipëri, por kam dërguar një nga përfaqësuesit tanë, në përpjekje për t’i bërë të qarta argumentet e IFATCA, në mënyrë që prokurorët të bazoheshin në ligjet ndërkombëtare dhe rregulloret, për të qartësuar çfarë është arritur nga qeveria apo nga Menaxhimi i Albcontroll në këtë çështje.
Një nga të dërguarit e mi ishte fizikisht në Shqipëri, ndërsa unë nuk munda të isha aty. Dhe ajo që bëmë ishte të adresonim qeverisë, përfshirë edhe presidentit të Shqipërisë dhe Menaxhimit të Alb Controll nëpërmjet letrave, duke sjellë argumentet dhe për të treguar përpjekjet tona te ndershme dhe nevojën për të respektuar rregullat e EASA-s, Eurocontrol e Bashkimit Europian dhe që Shqipëria ka firmosur, pra Shqipëria ka rënë dakord me këto rregulla. Dhe në këtë çështje specifike, nuk janë respektuar rregullat.
Pelushaj: A ka raste të ngjashme në Europë ose në botë, që ndodh e njëjta gjë, dhe si është zgjidhur nëse?
Deleau: Në situatën aktuale, është rast unik. Ky rast bazuar në rregulloren që kemi parë, kjo është hera e pare që ne një shtet nënshkrues te konventat kontrolloret pushohen.
Nuk e kemi parë atë të ndodhë, kemi pasur raste më parë ku kontrolloret janë rikthyer ne pune dhe sigurisht dëmet që shkaktojnë në besimin në sistem janë te renda. kjo duket më shumë si hakmarrë personale ndaj tre kontrollorëve qe janë hedhur ne gjyq dhe janë pushuar, sesa respektim i rregullave. Ne jemi te shqetësuar për funksionimin e sistemit të Shqipërisë.
Pelushaj: Siç dihet tashmë gjykata e Arbitrazhit ka dhënë një vendim kundër Shqipërisë në çështjen Becchetti, a ndikon vendimi tek buxheti i Albcontrol?
Deleau: Më lejoni të mos shkoj ne detaje, pasi është shumë politike. Por çdokush e kupton që kur të tërhiqni të ardhurat nga tarifat vjetore për të paguar faturat tuaja, atëherë vendimi i gjykatës për te bllokuar këto para diku mund te ketë një impakt në buxhetin e Alb controllit. Duhet thënë se ka pasur shume vendime te gjykatave Ndërkombëtare kundër Shqipërisë ne ketë rast, dhe ne te vërtetë kjo ka një impakt ne buxhetin e Albkontrollit. Gjithsesi ky nuk është shqetësim i drejtpërdrejte i Albkontrollit por i Shqipërisë për vendimin e qeverise ne vitin 2015 qe solli si pasoje edhe vendimin e gjyqit.
Pelushaj: Sa ndikon në punën dhe menaxhimin e Albcontrolit ky detyrim?
Deleau: Sërish, nuk mund dhe nuk dua të hyj në detaje. Nëse ju nuk merrni paratë tuaja, megjithëse ka një sistem rekuperimi, që do të thotë se kur trafiku ajror kontrollohet atëherë kompanitë ajrore paguajnë për atë shërbim. Këto para mblidhen nga Eurocontrol e cila e bën ketë për me shume se 40 vende ne Europe. Kur mungon kontrolli ajror nuk i merr dot këto para.
Kjo çështje ne vetvete nuk ka të bëjë farë me Alb Contrrollin, kështu që qeveria shqiptare duhet të kujdeset për buxhetin e Alb Contrrollit.
Pelushaj: Në çfarë mënyrë?
Deleau: Është sistemi rekuperimi kostosh, këto para që paguhen për shërbimin, nëse janë bllokuar për arsye që nuk kanë të bëjnë me Alb Contrrollin, atëherë dikush duhet të kujdeset që “Albcontroll” te funksionoje, dhe nuk duhet të jenë punonjësit që të paguajnë këtë faturë, për çështje që nuk kanë asnjë lidhje me ta.
Pelushaj: A i janë prekur pagat e punonjësve aktual pas bllokimi të llogarive nga Beketi?
Deleau: Jo vetëm nga kjo. Ka te ngjare qe kjo është çështje teknike. Është fakt që ne jemi përballur me krizën më të mëdha ajrore që është njohur ndonjëherë në historinë modern, dhe e kam fjalën për krizën e covidit. Disa shtete janë detyruar të marrin disa masa, por kjo që ndodhi në trafikun ajror të Shqipërisë, nuk është parë askund tjetër. Në disa shtete, nuk ka pasur asnjë impact, dhe kjo fale dialogut mes punonjësve, unionit dhe menazhimit, ka pasur fleksibilitet për te minimizuar efektet e shkurtimit të pagave apo faktorëve te tjerë qe kane pasur efekt te rende ne sistem. Disa vende kane shkurtuar pagat pasi por shkurtimet kane qene minimale sepse ka qene e rëndësishme te garantohet vazhdimësia e sistemit dhe për te vazhduar investimet ne sistem. është një krize qe pritet se do te vazhdoje me shume se pritej, por ndërkohë është e rëndësishme qe çdo gjë te jete ne lartësinë e duhur, të garantohet sigurimi i sistemit, te vazhdoje trajnimi i kontrolloreve për te siguruar qe ata mbeten ne lartësinë e detyrës, te sigurohet qe kontrolloret qëndrojnë ne profesionin e tyre për një kohe te gjate, dhe qe investimet në sistem vazhdojnë. Shqipëria është vërtet një rast unik, kur sheh impaktin e madh që ka pasur në pagat e kontrollorëve.
Pelushaj: Keni një mesazh për autoritet shqiptare?
Deleau: Unë uroj që këto përvoja shumë të trishta dhe negative, që ne të gjithë përjetuam, të sjellin diçka positive, dhe që njerëzit e përfshirë, të ulen në tryezë dhe ta zgjidhin këtë. Nuk mundet qe një hakmarrje personale, te këtë impakt në rrjetin evropian, ku rregullat dhe rregulloret nuk janë respektuar. Ato janë me të vërtetë çelësi, për të garantuar sigurinë dhe besimin në sistem. Shqipëria ka një rol të rëndësishëm, në atë që ne e quajnë aksesin ne Ballkanin juglindor, ne zonën mesdhetare te Greqi dhe Qipro, por edhe në lindjen e Mesme me linjat e reja ajrore. Ka potencial për te rritur trafikun ajror ne këto zona por e gjithë kjo kërkon garanci, Duhet të sigurohet që ka profesionalizëm dhe ka besim ne sistem nga të gjithë partnerët, duke përfshirë edhe qeverinë.
Qeveria, Albcontrolli, të gjithë duhet të respektojnë rregullat e nevojshme qe garantojnë sigurinë e trafikut ajror.


