A do përcaktojnë rezultatet e 6 marsit drejtimin e PD? Ja si përgjigjet Luçiano Boçi

Deputeti i PD, Luçiano Boçi është shprehur se zgjedhjet e 6 marsit janë një betejë politike  ndërsa shtoi se armiku i vetëm i opozitës është Edi Rama.

Në një intervistë për Ora News, Boçi tha se opozita do i japë një mësim të mirë mazhorancës ndërsa shtoi se qëllimi i vetëm në këto zgjedhje është marrja e bashkive.

Luçiano Boçi: Dy partitë edhe PD dhe LSI, janë parti në opozitë, dhe lufta politike në  parimet se si ndërtohet nuk mund të konsiderohet brenda partive që janë në një kamp, qoftë ky kamp i nënshkruar, qoftë i panënshkruar. Partitë politike janë grupime shumë më të gjëra se sa një person qoftë edhe lidershipi i saj. Një parti  politike që sulmon një parti tjetër opozitare, për mua nuk ka të qarta idetë politike. Dihet që armiku është ai që është në qeveri. 6 marsi është një betejë politike. Kemi një dëshirë shumë të madhe për t’I dhënë një mësim të mirë mazhorancës, për atë lloj mënyre sjellje edhe në 25 prill. Qëllimi i kryesor është të mundet mazhoranca dhe marrja e bashkive. 

I pyetur se a do përcaktojnë rezultatet e 6 marsit përfundimisht drejtimin e PD, Boçi u shpreh:

Luçiano Boçi: Drejtimi nuk mund të përcaktohet në datën 6. Ajo që do përcaktohet do ndikohet është që ulërima për votën e demokratëve do bëhet shumë e thekshme dhe evidente. Ajo do të sundoj pas datës 6. Berisha në këtë rast është treguar sfidant, ka kërkuar të bëhet një garë nëpërmjet zhvillimit,dhe mbështetjes që I ka dhënë  një Kuvendi të delegatëve të PD. Kjo është fibula. Ajo që është kërkuar është votimi për lidership. Data 6 duhet të jetë kufiri i fundit i një debati politik.

Ai tha ndër të tjera se pas datës 6 PD duhet të futet në proces votimi.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.