Afera e incineratorëve, Boçi: Koka e krimit është ulur në karrigen e Kryeministrit

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, teksa ka folur për aferën e incieneratorëve, është shprehur se drejtësia është shumë e dobët dhe jovepruese.

Në një intervistë për Ora News, Boçi tha se Ish-Ministri Lefter Koka, apo përmendja e ministrave të tjerë në këtë aferë, janë ‘shkallë’ të cilat të çojnë te Kryeministrit.

Ai tha se koka e krimit është ulur në karrigen e kryeministrit, duke lënë të nënkuptohet se koka e aferës së incineratorëve është Edi Rama.

Luçiano Boçi: Perceptimet që drejtësia vepron drejt janë perceptime që nuk përputhen me drejtësinë. Jemi në një situatë ku besimi ndaj drejtësisë është i vogël, madje shumë i vogël. Rastet që i janë ofruar publikut dëshmojnë të njëjtën perceptim që kemi. Drejtësia është shumë e dobët dhe jovepruese. Faktet që kemi sjellë ne nuk janë deklarata politike. Ne bëjmë politikë nëpërmjet fakteve dhe jo vetëm nëpërmjet deklaratave.  Qoftë Koka dhe përmendja e ministrave të tjerë janë thjesht shkallë që  të çojnë të Kryeministri. Nuk është koka e krimit por është koka e turkut. Dihet mënyra autoritare me të cilën Rama e drejton qeverinë, shpesh edhe në mënyrën arbitrare, duke vendosur gjithçka, të tjerët janë hallka të përdorshëm në situatën që Kryeministri ka një qëllim. Koka e krimit është ulur në karrigen e Kryeministrit.

Ndër të tjera Boçi e ka konsideruar si një lajm të mirë lajmin se Kryeministri do të paraqitet në Komisionin Hetimor në lidhje me këtë çështje.

Ndërsa përsa i përket mosprezencës së Veliajt në Komision Boçi tha se Bashkia e Tiranës, ika tejkaluar të gjitha llojet e kompetencave në mënyrën se si i ka pranuar ndërtimin e incineratorit, duke

Luçiano Boçi: Ka një stepje nga ana e kryebashkiakut dhe  këtë e lidh  me thellësinë e korrupsionit në procedurat e incineratorëve. Bashkia e Tiranës, i ka tejkaluar të gjitha llojet e kompetencave në mënyrën se si i ka pranuar ndërtimin e incineratorit, duke shmangur dhe vendimet e Këshillit Bashkiak. Ardhja dhe pranimi iRamës në Komisionin hetimor është një lajm I mirë, sepse kjo tregon që  komisioni ka detyruar të ulë në bankën e Komisionit edhe Kryeministrin. Kjo tregon që ka një lloj ulje krenaria.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.