Deleau në RTV Ora: Fatura e “Becchettit” do të ndikojë te buxheti i Albcontrol, të mos paguhet nga punonjësit

Frederic Deleau, zëvendëspresidenti ekzekutiv i IFATCA (Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kontrolluesve të Trafikut Ajror) për Evropën, në një intervistë me gazetaren Besmira Pelushaj në RTV Ora tha se fatura e Becchettit do të ndikojë te buxheti i Albcontrol.

Ai sqaroi se vendimi i gjykatës  së Arbitrazhit për të bllokuar këto para diku mund të ketë një impakt në buxhetin e Albcontrolit.

Sipas tij, nëse janë bllokuar për arsye që nuk kanë të bëjnë me Albcontrolin, atëherë dikush duhet të kujdeset që “Albcontrol” te funksionojë dhe nuk duhet të jenë punonjësit që të paguajnë këtë faturë.

Pelushaj: Siç dihet tashmë gjykata e Arbitrazhit ka dhënë një vendim kundër Shqipërisë në çështjen Becchetti, a ndikon vendimi tek buxheti i Albcontrol?

Deleau: Më lejoni të mos shkoj ne detaje, pasi është shumë politike. Por çdokush e kupton që kur të tërhiqni të ardhurat nga tarifat vjetore për të paguar faturat tuaja, atëherë vendimi i gjykatës për te bllokuar këto para diku mund te ketë një impakt në buxhetin e Alb contrrollit. Duhet thënë se ka pasur shume vendime te gjykatave Ndërkombëtare kundër Shqipërisë ne ketë rast, dhe ne te vërtetë kjo ka një impakt ne buxhetin e Albkontrollit. Gjithsesi ky nuk është shqetësim i drejtpërdrejte i Albkontrollit por i Shqipërisë për vendimin e qeverise ne vitin 2015 qe solli si pasoje edhe vendimin e gjyqit.

Pelushaj: Sa ndikon në punën dhe menaxhimin e Albcontrolit ky detyrim?

Deleau: Sërish, nuk mund dhe nuk dua të hyj në detaje. Nëse ju nuk merrni paratë tuaja, megjithëse ka një sistem rekuperimi, që do të thotë se kur trafiku ajror kontrollohet atëherë kompanitë ajrore paguajnë për atë shërbim. Këto para mblidhen nga Eurocontrol e cila e bën ketë për me shume se 40 vende ne Europe. Kur mungon kontrolli ajror nuk i merr dot këto para.

Kjo çështje ne vetvete nuk ka të bëjë farë me Alb Contrrollin, kështu që qeveria shqiptare duhet të kujdeset për buxhetin e Alb Contrrollit.

Pelushaj: Në çfarë mënyrë?

Deleau: Është sistemi rekuperimi kostosh, këto para që paguhen për shërbimin, nëse janë bllokuar për arsye që nuk kanë të bëjnë me Alb Controlin, atëherë dikush duhet të kujdeset që “Albcontrol” te funksionojë, dhe nuk duhet të jenë punonjësit që të paguajnë këtë faturë, për çështje që nuk kanë asnjë lidhje me ta.

Pelushaj: A i janë prekur pagat e punonjësve aktual pas bllokimi të llogarive nga Becchetti?

Deleau: Jo vetëm nga kjo. Ka te ngjare qe kjo është çështje teknike. Është fakt që ne jemi përballur me krizën më të mëdha ajrore që është njohur ndonjëherë në historinë modern, dhe e kam fjalën për krizën e covidit. Disa shtete janë detyruar të marrin disa masa, por kjo që ndodhi në trafikun ajror të Shqipërisë, nuk është parë askund tjetër. Në disa shtete, nuk ka pasur asnjë impakt, dhe kjo fale dialogut mes punonjësve, unionit dhe menazhimit, ka pasur fleksibilitet për te minimizuar efektet e shkurtimit të pagave apo faktorëve te tjerë qe kane pasur efekt te rende ne sistem. Disa vende kane shkurtuar pagat pasi por shkurtimet kane qene minimale sepse ka qene e rëndësishme te garantohet vazhdimësia e sistemit dhe për te vazhduar investimet ne sistem. është një krize qe pritet se do te vazhdoje me shume se pritej, por ndërkohë është e rëndësishme qe çdo gjë te jete ne lartësinë e duhur, të garantohet sigurimi i sistemit, te vazhdoje trajnimi i kontrolloreve për te siguruar qe ata mbeten ne lartësinë e detyrës, te sigurohet qe kontrolloret qëndrojnë ne profesionin e tyre për një kohe te gjate, dhe qe investimet në sistem vazhdojnë. Shqipëria është vërtet një rast unik, kur sheh impaktin e madh që ka pasur në pagat e kontrollorëve.