Deleau Ekskluzive për RTV Ora: Nuk kishte grevë të kontrollorëve të trafikut ajror, duhet të kishte dialog

Frederic Deleau, zëvendëspresidenti ekzekutiv i IFATCA (Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kontrolluesve të Trafikut Ajror) për Evropën, në një intervistë me gazetaren Besmira Pelushaj në RTV Ora tha se në Albcontroll nuk ka pasur asnjë grevë.

Ai tha se nga ana e kontrollorëve shqiptarë nuk ishte grevë, pasi paaftësia e përkohshme nuk mund të lidhet me grevën.

Ai shton se situata ëhstë keqkuptuar në vendin tonë, pasi ishte një kohë ku Shqipëria ishte në fushatë elektorale, kishte shumë tension edhe me covidin.

Pelushaj: Ju e keni ndjekur nga afër grevën e punonjësve të Albcontrollit në Tiranë dhe vendimin që dha gjykata duke e pushuar çështjen. Si e komentoni?

Deleau: Fillimisht më lejoni të jem shumë i qartë, nuk ka qenë asnjëherë një çështje greve, nuk ishte kurrë një grevë, sepse për të qenë e tillë do të duhet të ndiqte disa rregulla  të caktuara te kushteve te punës dhe në këtë çështje specifike, nuk ishte një grevë. Më lejoni gjithashtu të jem shumë specifik, Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kontrolluesve të Trafikut Ajror, merret me çështje profesionale dhe teknike, në nuk jemi një shoqatë, dhe për këtë arsye nuk negociojmë me çështje te kushteve dhe kodit te punës. Por jemi të shqetësuar për sigurinë dhe aspektin ligjor, qe janë baza në këtë çështje. Dhe sërish unë insistoj, nuk ishte grevë, pasi paaftësia e përkohshme nuk mund të lidhet me grevën.

Paaftësia e përkohshme ndjek disa rregulla të qarta, të cilat janë të diktuara nga organizatat ndërkombëtare si EASA, (Agjencia Europiane për sigurinë e Aviacionit) dhe ka për detyre ti lejoje kontrollorët e trafikut ajror, te vetëshpallen “ne pamundësi për te kryer detyrën e tyre” atëherë kur gjenden në rrethana qe nuk i lejojnë te sigurojnë trafikun sipas standardeve profesionale.

Pelushaj: Nëse paaftësia e përkohshme është e parashikuar në Manual, cilin ligj kanë shkelur punonjësit?

Deleau: Praktikisht, e gjitha kjo është një keqinformimi dhe është kuptuar gabim në Shqipëri. Duhet të kthehemi pas tek rrethanat e asaj që ndodhi, pasi në atë kohë Shqipëria ishte në fushatë elektorale, për rizgjedhjen e qeverisë, dhe disa javë më parë. Pra në këtë kontekst, kishte shumë tension, situata e covidit, preku Shqipërinë, ashtu si edhe në të gjithë botën, dhe kishte shumë stres. Kjo çështje e ka zanafillën disa muaj para se të “shpërthente” publikisht në prill të 2021 dhe tensioni që kishte prekur edhe kontrollorët, bëri që ata, të gjithë, te deklarojnë këtë paaftësi të përkohshme, pra nuk ishte diçka që ndodhi brenda natës. Ishte një çështje që është sjellë në vëmendje të qeverisë dhe Menaxhimit të Alb Controllit, muaj më parë. Dhe fatkeqësisht bazuar në informacionin që unë kam, nuk ka pasur dialog të vërtetë, sepse nëse do të kishte pasur dialog kjo gjë, mund dhe do të duhej të ishte zgjidhur, duke organizuar takime për të shmangur këtë ngatërresë që u krijua.

Më lejoni të jem shumë i qartë, kontrollorët e trafikut ajror në të gjithë botën,  janë krenare të sigurojnë, një shërbim të sigurt, të vazhdueshëm dhe efiçent.

Ata krenohen duke ofruar siguri për linjat ajrore gjate fluturimit, por edhe gjate uljes gjithashtu. Kur ngjarje të tilla ndodhin, kjo është gjithmonë për faj të dialogut të dështuar, faji i sistemi qe nuk ka qenë në gjendje të ofronte një zgjidhje me kompromis. Për tu kthyer tek pyetja juaj, nuk ishte grevë, pasi paaftësia e përkohshme e mbron sistemin. Pasi trafiku ajror mundëson që kontrollorët të jenë aty për tu siguruar që pasagjerët të blejnë bileta dhe të garantojnë fluturimin e tyre të planifikuar, në mënyrë të sigurt. Këto rregulla që duhet të zbatohen dhe respektohen nga të gjithë, sigurojnë një zonë të qartë për të mundësuar udhëtimin e pasagjerëve. Kjo është shumë e rëndësishme.