Detaje nga vrasja e të riut grek, sulmi u organizua nga 23-vjeçari shqiptar
Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e Alkis Kampanos, 19-vjeçarit grek pak ditë më parë në Selanik.
Mediat greke, kanë bërë me dije se sulmi është organizuar nga 23-vjeçari shqiptar, i cili tashmë ndodhet prapa hekurave.
Të arrestuarit e tjerë kanë dëshmuar se shqiptari ishte ai që komandonte grupin.
“Sulmi është bërë nga ideja e vetë 23-vjeçarit”,- tha ai.
Më herët në lidhje me këtë ngjarje është dorëzuar edhe një 25-vjeçar nga Athina, anëtar i grupit të tifozëve të PAOK-ut në Athinë që i shpëtoi arrestimit në momentin e aksionit të policisë.
Prindërit e 19-vjeçarit të vrarë kanë deklaruar se duhet t’ia lënë në dorë drejtësisë dhe se kanë besim se policia do t’i shkojë deri në fund çështjes për fëmijën e tyre.
Babai i Alkisit tha se “ai ishte një fëmijë që nuk luftoi. Nuk dua të flas për Alkisin. Pyesni miqtë e tij. Gjithçka që kisha për të thënë për Alkisin, e thashë. Doja të dërgoja një mesazh për t’i dhënë fund kësaj lufte civile. Po humbasim jetë njerëzish”.
Nga ana e saj, nëna e Alkis Kampanos tha se ishte e tronditur nga fakti që skena e vrasjes ishte përballë një kompleksi shkolle.
“Si mund të ndihen të sigurt këta fëmijë? Kompleksi është një pikë referimi për studentët”, tha Melina Kakoulidou

