Sallata sa nafta, Qytetarët në Tiranë blejnë me kursim: E kemi kaluar Parisin

Një kilogram sallatë jeshile kushton gati sa një litër naftë.

Në tregun e ish-Uzinës Dinamo në kryeqytet çmimi i sallatës varion nga 180 deri në 200 lekë.

Spinaqi, kungulli, brokoli e lule lakra po ashtu janë të shtrenjta, një kilogram kushton gati 200 lekë.

Liria, një zonjë në pension nga Tirana e mbylli pazarin duke blerë vetëm një kilogram domate.

"Domate bleva, do shikoj ndonjë mollë për diabetikët se jam e sëmurë. Unë 160 mijë lekë marr pension, ku më del mua. Ujë, drita të paguaj…"

Ajo thotë se çmimet janë rritur tepër ndaj detyrohet të blejë më pak.

"Blej më pak edhe marrim sërish për 3-4 ditë."

Të moshuarit tregojnë se jetojnë falë ndihmës së fëmijëve. Pensionet e tyre nuk i përballojnë çmimet e larta.

"400 lekë kilja e patëllxhaneve, e kemi kaluar Parisin. Në Paris është 350 lekë, kurse këtu 400, çfarë bëhet kështu? Bleva 2 copë 140 lekë se më duheshin patjetër."

Ndër blerësit ka nga ata që shkojnë me duar në xhepa në treg, e largohen po ashtu.

"Të shtrenjta sa s'ka ku të shkojë më."

Të tjerë ikin me pengun se nuk mundën të blinin atë që u duhej.

Çmimet e larta tregtarët i lidhin me rritjen e shpenzimeve të fermerëve teksa thonë se fuqia blerëse ka pësuar rënie vitet e fundit.

"Faktori kryesor është nafta, janë rritur dhe plehrat kimike."

Prej dhjetorit konsumatorët shqiptarë janë hasur me çmime të larta veçanërisht ne produktet e shportës.

Sallata sa nafta, Qytetarët në Tiranë blejnë me kursim: E

Sallata sa nafta, Qytetarët në Tiranë blejnë me kursim: E