A prisni shkarkim të Presidentit? Si përgjigjet Balla: Festë për demokracinë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së,Taulat Balla në një deklaratë për medien pas përfundimit të seancës për shkarkimin e Presidentit Meta e cilësoi procesin si një festë për demokracinë.

Ai nuk pranoi t'i përgjigjej pyetjes nëse do të shkarkohet apo jo Presidenti, por tha se ky ka qenë një proces i mirë dhe i shëndetshëm.

Balla: Vendimet për rrëzime i merr vetëm GJK. Ju dhe ne kemi detyrimin që nga ky moment që është mbyllur procesi i gjykimit të respektojmë atë që është më e rëndësishmja, pavarësia e vendimmarrjes së GJK. Të gjithë kemi detyrimin të ruajmë heshtjen institucionale deri sa GJK brenda afatit 30 ditor të marrë vendimin. Ky ka qenë një proces i mirë dhe i shëndetshëm kushtetues për cilësinë e demokracisë  në Shqipëri kështu që çdo deklaratë e imja nuk do t'i bënte mirë një procesi që unë e quaj festë për demokracinë.

Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vendim dhe brenda 30 ditësh do të shpallet vendimi i arsyetuar.