Orët vendimtare/ Kuvendi lexon konkluzionet në gjykatën Kushtetuese: Pse Ilir Meta duhet shkarkuar
Në Gjykatën Kushtetuese lexohen konkluzionet përfundimtare.
Përfaqësuesja e Kuvendit Klotilda Bushka argumentoi përse duhet shkarkuar Ilir Meta nga posti i presidentit.
Gazetarja e Ora News Fjorela Beleshi po ndjek seancën në Gjykatë.
Pjesë nga konkluzionet përfundimtare
Kuvendi vlerëson se Presidenti ka shkelur rëndë Kushetutën. I kërkojmë Gjykatës Kushtetuese shkarkimin e Ilir Metës. Me anë këtij vendimi të vendosen standarde që askush të mos shkelë Kushtetutën. Është shkelur rëndë neutraliteti i fushatës zgjedhore, pasi ka mbajtur anë në fushatën zgjedhore duke dalë kundër mazhorancës.
Ka kërkuar që të votohet ndryshimi me 25 prilli. Presidenti është betuar se do t’i bindet kushtetutës, por këtë betim e ka shkelur duke kryer veprime haptazi si të ishte palë në zgjedhje. Sjellja e Metës ka qënë aktive dhe duke dhënë mesazhe publike kundër një force politike duke ndikuar në bindjen e votuesve. Ndërhyrje e pajustifikuar në të drejtat e njeriut, duke denigruar PS dhe kandidatët e saj. Presidenti ka vepruar në tejkalim të kompetencave për të përfaqësuar veten me politikën e jashtme. Ka ndërmarrë sulme kundër përfaqësuesve të huaj në Shqipëri.
Ka ndërhyrë në kompetencat e organit të prokurorisë, duke ndërhyrë në autonominë vendore (frd-bashki) dhe duke sulmuar gjyqtarët, ndërhyrje në punën e KQZ dhe policisë. Ka ndërhyrë në kompetencat kushtetuese duke lavdruar dhe kritikuar anëtarët e kësaj gjykate.
Meta ka përdorur një retorikë dhune, si një mjet për zgjidhje në zgjedhje, me gjuhë përçarje dhe urrejtje. Veprimet e tij e kanë përshkallëzuar krizën.
Për këto shkelje nuk gëzon mbrojtje nga Kushtetuta pasi ato janë në tejkalim të kompetencave të tij. Aktet dhe sjelljet që diskreditojnë figurën e presidentit e bëjnë të pamundur vazhdimin e detyrës së tij në krye të Shtetit.
Në asnjë vend të botës nuk ka një precedent të tillë që justifikon sjelljen e Ilir Metës. Ne besojmë që edhe vetë Ilir Meta beson se e ka shkelur Kushtetutën.
Pretendimi i Presidentit për pavlefshmërinë e vendimit të parlamentit të legjislaturës së 9, cënon sigurinë juridike.
Meta nuk ka pasur qëllim mbrojtjen e Kushtetitës, por objektiv i tij ka qënë akiviteti politik.
Rasti i Presidentit rumun nuk është i ngjashëm me sjelljen e Metës, pasi presidenti rumun ka marrë pjesë në një protestë të organizuar nga populli dhe jo nga partitë politike.
Edhe në aspektin etik, Meta e ka shkelur rëndë Kushtetutën. Presidenti nuk i ka kthyer përgjigje pyetjeve të Kuvendit.
