Banorët e "5 Majit" pa zgjidhje: Kjo është fatkeqësi shtetërore, nuk duam dhurata nga Rama

Banorët e lagjes "5 Maji" në Tiranë shprehen se nuk janë dakord me marrëveshjen e ofruar nga Bashkia për  banesat  që po  shemben në kuadër të projektit të rindërtimit.

Ata thonë se duan një kontratë të detajuar me datën se kur do ta marrin shtëpinë dhe vendndodhjen se ku do të jetë, raporton gazetarja e Ora News.

Ata thonë se nuk e duan shtëpinë në formë dhurate, siç ka thënë Rama sipas tyre, duke thënë se kjo është një fatkeqësi e ardhur nga shteti.

"Hajde bëjmë një kontratë dy paleshe. Na jep atë që na takon. Kemi fatkeqësi shtetërore jo natyrore. Po na e bën shteti fatkeqësinë. Ne duam zgjidhje. Marrëveshja është e njëanshme, nuk e pranojmë. Kërkojmë detaje, vendin datën. Mos thotë që e dhuroj, nuk nënshkruaj dhuratën që thotë Rama. Nuk e dua me dhuratë", shprehen banorët.