Nga sot në Greqi pa test, vetëm me certifikatë vaksinimi kundër Covid
Qeveria greke ka lehtësuar masat anti-covid në kufi edhe për qytetarët shqiptarë. Duke nisur nga 7 shkurti të gjithë qytetarët e vaksinuar që udhëtojnë drejt Greqisë nuk janë të detyruar që të paraqesin një test anti-covid. Ndërkohë të pa vaksinuarit lejohen të kalojnë në kufi me një vërtetim negative anti-covid të kryer para udhëtimit.
Duke nisur nga kjo e hënë data 7 shkurt, të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi nuk duhet të paraqesin më testin PCR, ata do të lejohen të kalojnë në kufi vetëm me certifikatën e vaksinimit.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vendosi masa të shtuara anti-covid disa muaj me parë nisur nga rastet e shtuara të infektimeve atje.
Të gjithë udhëtarët që hynin në Greqi duhet të paraqisnin test anti-covid së bashku me Certifikatën e Vaksinimit (Green Pass).
Por së fundmi ministri grek i shëndetësisë Thanos Plevris është shprehur se këto barriera janë lehtësuar dhe se në kufi nuk do të kërkohet test pasi mjafton certifikata europiane e vaksinimit.
Gjithsesi nëse qytetarët nuk posedojnë një pasaportë vaksnimi ata mund të udhëtojnë në Greqi me një test negativ ndaj covid, të kryer para paraqitjes në kufi.
"Sot nuk kemi bërë test, thonë që është hequr nga sot."
"Kam certifikatë vaksinimi. Nuk e kam bërë testin."
Edhe Republika e Kosovës ka ndryshuar së fundmi masat anti-covid, ku nga 3 dozat e vaksinës që ishin të detyruara tanimë qytetarët mund të hyjnë atje edhe me dy doza.

