Moti i keq, pezullohet peshikimi dhe udhëtimet për në Bari e Brindisi

Lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit është pezulluar për shkak të kushteve të motit.

Gjithashtu për datën 07.02.2022 është pezulluar lundrimi për linjën  Durrës-Bari-Durrës, Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se si rezultat i erërave të forta me drejtim  Jug-Jugperëndim  dhe  veriperëndim në daten7 Shkurt 2022 deri më 8 shkurt  2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar.

Bregdeti shqiptar do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3.5 m dhe forca e detit 5-6  deri 7-8 ballë. Kushtet e motit përmirësohen në datën 9  shkurt mbas orës 6 te mëngjesit.