Pas dënimit të Saimir Tahirit a po vjen Dimri i Madh? Edi Rama nuk pendohet: E di çfarë kam bërë...

Burgimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si provë të funksionimit të drejtësisë. Ndërsa për koalicionin e Berishës me LSI, lideri i mazhorancës paralamëroi se ende shqiptarët nuk kanë parë asgjë nga ky front.

Tirane - Pak orë pas dënimit të ish ministrit të tij të Brendshëm, Saimir Tahiri me 3.4 vite burg, Kryeministri Edi Rama vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit e cilësoi si një fakt të funksionimit të drejtësisë. 

“Unë nuk komentoj vendimet e gjykatave” 

Pa asnjë shenjë pendesë ndaj ish të besuarit të tij, Rama mori edhe meritat për situatën që ndodhet sot sistemi gjyqësor.

Pyetja e gazetares: A pati mesazh fjala e avokatit mbrojtjës I cili tha meqënëse Saimir Tahiri u dënua për shpërdorim detyre atëherë politikanët e Shqipërisë duhet të vishen trashë se dimri do të jetë I ftohtë.

Edi Rama:“E kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi. 100 herë të kthehesha mbrapsht do të bëja të njëjtën gjë”

Ndërsa për kundërshtarët politik të “Shtëpisë së Lirisë”, Edi Rama paralajmëron çudira. Lexo me shume

Kryeministri po i lë pas problemet e brendshme politike, pasi objektivi i Edi Ramës është fokusuar përtej kufijve të Shqipërisë, në nivelet më të larta të fushës së mbrotjes.

"SHBA e Shqipëria do të jenë bashkë pengmbajtëse në KS lidhur me çështjen e Ukrainës" tha Rama.

Lexo me shume

Kreu i qeverisë shqiptare sëbashku me ministren e Jashtme do të zhvillojnë një vizitë 5 ditore në SHBA me rastin e marrjes së mandatit të përkohëshem në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Me 15 Shkurt Edi Rama do të ketë edhe një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.