Në Shënkoll makina përplas kalimtarin, ikën dhe e lë në mes të rrugës. Në Shëngjin makina shkatërron murin e bëhet petë
Dy aksidente janë shënuar në Lezhë brenda disa orësh.
Sot paradite në Shëngjin një makinë ka përplasur një kalimtar. Nuk mjafton me kaq por makina është larguar duke e lënë në mes të rrugës të dëmtuarin.
Kanë qenë banorët e zonës që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë njoftuar ambulancën ndërsa policia po kryen verifikimet për të zbulur se kush ishte drejtuesi I mjetit.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme në Shëngjin ka ndodhur një aksident tjetër.
Një automjet doli nga rruga dhe u përplas me murin rrethuer të një banese në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar.
Drejtuesi i automjetit tip BMV humbi kontrollin në afërsi të lagjes "Sake", ndërsa goditja ishte mjaft e fortë çka e dëshmon dëmtimi i murit të baneses por dhe të makinës.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, që fatmiresisht nuk pati persona të lënduar.
Ndërkohë aksidentet rrugore vijojnë të jenë një problem mjaft shqetësues në rruget e Qarkut të Lezhës ku thuajse çdo ditë regjistrohet një i tillë, ndërsa policia rrugore ka dështuar në minimizimin e tyre.