Konflikti Rusi - Ukrainë, Rama: Shqipëria krah SHBA. Tregon qëndrimin në këtë përballje elefantësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2022, 11:55
Shqipëria do të jetë krah SHBA për çështjen e Ukrainës. Në konferencën për median Kryeministri lajmëroi dhe vizitën e tij në SHBA për të shprehur qëndrimin e Shqipërisë në konfliktin Ruso- Ukrainë, por a ka marrë Shqipëria kërkesë nga NATO për të kontribuar në aspektin ushtarak?
"Nuk dua të bëj komente por dua të them që Shqipëria është shumë e qartë në qëndrimin e saj dhe nuk ka asnjë ekuivok. Por në modestinë e peshës tonë në kët përballje elefantësh ne ruajmë të drejtën të themi bisedime, bisedime" tha Rama.