Katër korçarë kërcënojnë adoleshenten në rrjete sociale, i marrin mbi 8 mijë euro brenda një muaji

Një 17 vjeçare është kanosur nga 4 të rinj me qëllim përfitimin e shumave në lekë dhe euro.

Pas një hetimi 1-mujor, policia e Korçës finalizoi me sukses operacionin policor të koduar "Rrjetet sociale" duke arrestuar tre prej tyre ndërsa një i katërt është shpallur në kërkim

Nga hetimet e kryera, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur nga rrjetet sociale, një 17-vjeçare, së cilës i kanë marrë përgjatë 1 muaji në kohë të ndryshme, shuma të ndryshme në lekë dhe euro, në shumën 200.000 lekë dhe 8.000 euro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100.000 lekë, 6.000 euro, një automjet tip "Benz" dhe katër aparate celularë “ informon policia e Korçës

Tre janë arrestuar në flagrancë për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" kryer në bashkëpunim një është shpallur në kërkim.

Të arrestuar 

Eris B. 20 vjeç banues në fshatin Neviçisht, Korçë

Ksandro P. 28 vjeç, banues në Korçë

Xhulio D.21 vjeç, banues fshatin Barç, Korçë

Në kërkim Kristian A. 19 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.