Çdo ditë nga një vjedhje në Kamzë, arrestohet "skifteri" i Valiasit ikin shokët

Një 26 vjeçar është arrestuar ndërsa 2 bashkëpunëtorët e tij janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se janë autorë të një serie vjedhjesh të ndodhura nëpër lagjet e Tiranës.

Operacioni u kodua “Përsëritësit” dhe u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryenin vjedhje biznesesh në zonën e Kamzës” informoi sot policia e Tiranës.

Vjedhjet

Brenda tre ditëve ata kanë kryer 3 vjedhje. 

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 4 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:

* Më datë 10.01.2022, në Laknas, Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur dy televizorë, një shumë parash dhe sasi pijesh alkoolike, në lokalin në pronësi të shtetasit I. Ç.;

* Më datë 01.02.2022, në rrugën "Berisha" në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur në marketin me menaxhere shtetasen B. G., 32 vjeçe;

* Më datë 03.02.2022, në rrugën "Demokracia" në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin në pronësi të shtetasit B. K.;

* Më datë 04.02.2022, në lagjen nr. 5, në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në laboratorin mjekësor me menaxher shtetasin G. D., 36 vjeç.

I arrestuar: K. B., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja", banues në Valias.

Në kërkim shtetasit A. B., 21 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Valias dhe E. S., 30 vjeç, banues në Kamzë.