Rikthehet normaliteti në Morinë, Kosova lejon hyrjen me 2 doza të vaksinës
Lëvizja e Shqiptarëve drejt Kosovës është rikthyer në normalitet në pikat Kufitare.
Vendimi i fundit i miratuar të premten nga qeveria atje, riktheu lëvizjen me dy doza të vaksinës ndërsa vendimi që detyronte tre dozat e vaksinës u shfuqizua!
Dhjetëra qytetarë të Shqipërisë u penalizuan nga vendimi i dy javëve më parë i qeverisë së Albin Kurtit i cili vendosi detyrimin e vaksinimit me 3 doza ëpr qytetarët që duan të hyjnë në Kosovë.
Tanimë lëvizjet në pikën kufitare të Morinës në Kukës janë normalizuar dhe qytetarët shprehen të kënaqur me këtë vendim.
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Rifat Latifi po ashtu bëri të ditur se me masat e reja, hiqet obligimi i bartjet së maskës në hapësira të hapura ndërsa mbetet e detyrueshme vendosja e saj, në të gjitha hapësirat e mbyllura.
Ora policore në Kosovë, nga 10 e mbrëmjes siç ka qenë, tani do të fillojë prej orës 12:00 të mesnatës deri në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa gastronomik do të jetë i lejuar vetëm deri në orë 11:00 të mbrëmjes.