Dënohet Tahiri, Qyno: Vendimi u mor në dy orët e fundit, telefonata nga subjektet politike
Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje të tjera në lidhje me dënimin e Saimir Tahirit me 3 vite e 4 muaj burg.
Qyno tha se vendimi për Tahirin u mor në dy orët e fundit para se të shpallej, ndërkohë sipas tij gjatë kësaj kohe pati telefona nga subjekte politike, që sipas tij kanë ndikuar te trupa gjykuese.
“Vendimi u mor në dy orët e fundit. Ishte një periudhë shumë e ngjeshur, pati telefonata nga subjekte politike, por edhe nga subjektet të tjera, të cilat dashur apo dashur kanë ndikuar tek anëtarët e trupit gjykues. Dihej që do jepej një dënim, por lufta ishte për sa i përket lënies në fuqi vendimin e plotë të shkallës së parë.”- tha ai, në një lidhje të drejtëpërdrejt për Ora News.
Gjykata vendosi që ta dënojë Saimir Tahirin 3 vite e 4 muaj burg.
Gjatë fjalës së tij kreu i trupes gjykuese u shpreh se provohet lidhja e Tahirit me Moisi Habilajn e Artan Habilajn.
Po ashtu, gjykata theksoi se eshte verifikuar se Saimir Tahiri ka përfituar shërbime të padrejta dhe shpërdorimi i detyrës nga ana e tij ka dëmtuar shtetin.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të zhvendoset në paraburgimin e burgut 313.
