Maliqi: Vendimi i KQZ, nuk ka vlerë pasi LSI mbështet kandidatët e liderit Berisha
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka postuar një foto në Facebook-un e tij së bashku me ish-kryeminsitri Sali Berisha.
Ai shkruan se vendimi i KQZ, nuk ka vlerë pasi LSI mbështet kandidatët e liderit Berisha dhe grupit të ri-themelimit bashkë me PDK-në.
Ai shton se LSI me veprimin teknik për regjistrimin e koalicionit "Shtëpia e Lirisë" vendosi interesin e shqiptarëve, të demokracisë dhe pluralizmit politik mbi atë personal.
Maliqi: "Shtëpia e Lirisë" është propozim i Liderit Berisha si koalicion. Kandidatët për Kryetar Bashkie në 6 Mars, janë kandidatët e nxjerr nga primaret e PD-së, me propozim të grupit të ri-themelimit të PD-së. Vendimi i KQZ, nuk ka vlerë pasi LSI mbështet kandidatët e Liderit Berisha dhe grupit të ri-themelimir bashkë me PDK-në. LSI me veprimin teknik për regjistrimin e koalicionit "Shtëpia e Lirisë" vendosi interesin e shqiptarëve, të demokracisë dhe pluralizmit politik mbi atë personal. Bravo Ylli Manjani i cili thotë të vërtetën. Ka tre shtëpi tha: "Shtëpia e Lirisë", "Shtëpia Bunker" e Lulit dhe "Shtëpia Publike" e Edit. Urime dhe fitore 6 kandidatëve për Kryetar Bashkie të koalicionit fitues opozitar "Shtëpia e Lirisë"!

