Reagon Gazmend Bardhi: Koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit” ka marrë fund
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të pranojë “Shtëpia e Lirisë” si koalicionin LSI – PDK por pa komisionin e Rithemelimit. Në një reagim Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se kjo vërtetoi se në 6 mars ka vetëm një PD.
“Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”.
"Koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit”, për interesa të rritjes së pazarit të tij me Edi Ramën ka përfunduar! Koha që nëpërmjet rritjes së LSI me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit të Edi Ramës ka përfunduar. Partia Demokratike është shtëpia e vetme e demokratëve.”
