Siguroni shtëpinë nga zjarri! Sigal Uniqa Group Austria 20% ulje për blerjen e sigurimit të shtëpisë online

Ulja e temperaturave shton edhe domosdoshmërinë e  përdorimit të ngrohëseve në banesa dhe ambiente të tjera.

Për shkak të tyre, Komandanti i Stacionit nr.1 të Zjarrfikësve në Tiranë, Ilir Xhanari thotë se gjatë vitit 2021 janë raportuar 249 raste zjarri në banesa.

"Për sa i përket shkaqeve të rënies së zjarreve kemi zjarret të natyrave nga bombolat e gazit dhe njëkohësisht edhe nga sistemet elektrike," tha Xhanari.

Matilda Bombaj, Drejtore e Sektorit të Dëmeve të Pasurisë në SIGAL UNIQA Group Austria tregon se çfarë mbulon Sigurimi nga Zjarri ofruar nga kompania më e madhe e sigurimeve në vend dhe kush mund të sigurohet.

"Sigurimi nga zjarri i ofruar nga SIGAL UNIQA Group Austria mbulon të siguruarin nga humbjet e zjarrit ose dëmtimet të shkaktuara nga energjia elektrike, shpërthimet e gazit, zjarri i shkaktuar  nga rrufeja, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet, zjarri i ardhur nga fqinji. SIGAL UNIQA mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para ndodhjes së dëmit. Kostoja financiare është e përballueshme nga ët gjitha shtresat e shoqërisë, duke nisur me një çmim nga 0.5 euro për metër katror," tha Bombaj.

Deri më 14 Shkurt, SIGAL UNIQA  ofron 20% ulje për këdo që blen sigurimin e shtëpisë online.

Siguroni shtëpinë nga zjarri! Sigal Uniqa Group Austria 20% ulje