Soreca: E rëndësishme që puna e Komisionit Hetimor të Parlamentit për inceneratorët të vazhdojë

Pas ambasadoret së SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca lidhur me komisionin hetimor për incineratorët.

Soreca shkruan në Twitter se është e rëndësishme që puna e Komisionit Hetimor të Parlamentit për inceneratorët të vazhdojë.

Ai shton se lufta kundër korrupsionit është një prioritet kryesor për BE-në dhe për Shqipërinë në rrugën e saj integruese në BE.

Soreca: E rëndësishme që puna e Komisionit Hetimor të Parlamentit për inceneratorët të vazhdojë. Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të BE-së. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kryesor për BE-në dhe për Shqipërinë në rrugën e saj integruese në BE.