Protesta e tetraplegjikeve, Plaka: Zyrat u dhunuan nga firma që po bën pallatin me leje të Bashkisë

Përfaqësues të shoqatës së para dhe tretraplegjikëve kërkuan zgjidhje nga bashkia e Tiranës një ditë pasi ambientet e tyre u thyen dhe u shkatërruan. Ata kërkuan një ambient të ri për të ushtruar aktivitetin e shoqatës ndërsa për dëmtimin e zyrave fajësuan kompaninë që po kryen punimet duke akuzuar bashkinë se ka dhënë leje për pallat.

Pas dhunimit të zyrave të para dhe tetraplegjikëve dhe gjendjes së degraduar në të cilën ndodhen ambientet e tyre, 3 përfaqësues të kësaj kategorie shkuan para bashkisë tiranë për të kërkuar një zgjidhje.

Kryetari i shoqatës Ali Plaka fajësoi në mënyrë direkte bashkinë e Tiranës se e ka lënë qëllimisht godinën që të shkatërrohej pasi në truallin ku ajo ndodhet është dhënë leje ndërtimi për pallat.

“Bashkia duhet të më sillte një autorizim para se të ma prishte. Gjithë materialet jashtë. Unë po mbroj të drejtat e mia. Nuk më ka ardhur asnjë shkresë.”

Plaka thotë se pas dhunimit të zyrave ka bërë kallëzim në prokurori ndërsa hedh dyshime mbi firmën që po kryen punime

‘Badigardët e tyre, hajdutët erdhën e  thyen, nxorën materialet jashtë, më kanë vjedh vulën. Kanë prerë dyer me gurë fresibël. Ishin punëtorët e firmës së ndërtimit të pallatit. Të ndiqen penalisht, o bashkia o firma që më ka bërë dëmin.”

Kreu i shoqatës së para dhe tetraplegjikwve deklaron se i zhvillonte takimet në këtë godinë ndërsa ju është premtuar një tjetër ambient i cili nuk ka kushtet e përshtatshme për këtë kategori.

“Kemi ardhur për të gjetur zgjidhjen me të mirë të mundshme, si për këta edhe për ne.  E ka mundësinë që të zgjidh problemin tonë. Të paktën dy zyra.”

Shoqata e para dhe tetraplegjikëve kërkon dhe mbështetjen e ambasadës amerikane për këtë çështje.