Harta e re Gjyqësore, Llagami nga Korça: S’kemi dal në përfundime, do rishohim propozimet që kemi
Harta e Re gjyqësore që parashikon shkrirjen e gjykatave nga 36 në 16 në të gjithë vendin është kundërshtuar nga avokatët dhe qytetarët me argumentin se i largon nga drejtësia.
Përballë këtij reagimi dhe propozimeve për ndryshime Kryetarja e Këshillit të lartë Gjyqësore, Naureda Llagami nga Korça deklaroi se drafti mund të rishikohet në fund të procesit të diskutimit.
“Bazuar në këto propozime ne na jep mundësi që pse jo ta shohim produktin tonë në një këndvështrim tjetër. Ne do reflektojmë dhe më pas do t’I argumentojmë qeverisë së bashku me Ministrinë e Drejtësisë, propozimin."
Por kryetarja e KLGJ ruan qëndrimin se riorganizimi i gjykatave nuk do të rrisë kostot dhe sistemi i drejtësisë do të jetë më efikas.
“Objektiv kryesor dhe për të cilën u bë reforma është që të përmirësojmë cilësinë në Gjykata.”
Dhomat e avokatisë së Korçës dhe Pogradecit kanë 270 avokatë të regjistruar të cilët kundërshtojnë draftin me argumentin se largon drejtësinë nga qytetari i thjeshtë.
“Produkt i lobimit të grupeve të interesit, bashkë me qeverinë për reformën në drejtësi, e cila nga 2013 u çel dhe sot në 2022 doli e dështuar."
Drafti i Parashikuar nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë parashikon 12 gjykata të shkallës së parë, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm.
Nësë propozimi do të miratohet pa ndryshime Shqipëria do të ketë vetëm 2 gjykata administrative nga 6 që janë tashmë dhe vetëm një apel Administrative.
