Këshillimi Kombëtar/ Posta Shqiptare shpërndan mbi 500 mijë pyetësorë në të gjithë Shqipërinë

Posta Shqiptare ka shpërndarë mbi 500 mijë pyetësorë të Këshillimit Kombëtar në të gjithë vendin. Administrator i këtij institucioni Ervin Bushati thotë se ka shkuar deri në 50 mijë numri i qytetarëve që kanë kthyer përgjigje përmes postës.

Pyetësorët e Këshillimit Kombëtar prej janarit kanë mbërritur në shtëpitë e mbi 500 mijë shqiptarëve. Administratori i Postës Ervin Bushati tregon se procesi i shpërndarjes ka ecur me ritme të shpejta dhe se qytetarët kanë shprehur interes në kthimin e përgjigjes.

“Në të gjithë Shqipërinë në mënyrë kapilare po shpërndanë dhe të na kthehen përgjigjet. Kemi mbi 50 mijë raste kur qytetarët janë përgjigjur me shumë vullnet të mirë, duke plotësuar formularin që ka disa pyetje të rëndësishme.”

Pas plotësimit dhe dhënies së mendimit qytetarët mund ta ridërgojnë pyetësorin përmes postës pa asnjë kosto.

"Këtë detyrë e kemi me shumë prioritet. Ajo që dua të bëjë me dije është se procesi është falas. Është e paguar edhe përgjigja që kthehet. Brenda zarfit ku është pyetësori”

Shpërndarja e pyetësorëve te qytetarët parashikohet të përfundojë në datën 23 shkurt. 

Këshillimi Kombëtar është nismë e qeverisë e cila përmes pyetjeve kërkon të dijë mendimin e shqiptarëve lidhur me familjen, luftën kundër krimit, ekonominë, punësimin dhe integrimin e vendit.