Miqtë kërkojnë ndihmë për funeralin e djalit të Arben Dukës

Miq dhe familjarë të Denis Dukës, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në SHBA, kanë krijuar një llogari në "GoFund"për të ndihmuar me mbështetjen e kostove të funeralit për Denisin, djalin e poetit të njohur shqiptar, Arben Duka.

Njoftimin e bëri të ditur gazetari, Aleksandër cipa, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan se Denisi ishte një shok i shkëlqyer dhe se kur e takoi  për herë të parë mbi 10 vjet më parë, ai ishte shume mikpritës.

Gazetari shkruan se çdo ndihmë është e mirëpritur.

Denis Duka  ndërroi jetë dje për shkak të një infarkti, një javë pas të atit. Denis Duka ishte i martuar, ai kishte një vajzë dhe jetonte prej vitesh në SHBA.

Postimi në Facebook:

Miq dhe familjare jane bere bashke per te krijuar kete llogari GoFund per te ndihmuar me mbeshtetjen e kostove te funeralit per mikun tone te mrekullueshem Denis Duka.
Denisi nderroi jete ne menyre te papritur ne 2 shkurt, 2022 ne Alexandria, Virginia ne SHBA.
Denisi ishte nje shok i shkelqyer. Kur e takova per here te pare mbi 10 vjet me pare, ai ishte shume mikprites dhe me kujtonte qytetin tim, Vloren.
Ai le pas gruan e tij te dashur Eneda Danglli Duka, vajzen e tij te bukur Sofia Duka, motren Denada Duka dhe mamane Pranvera Duka.
Denisi ishte shume i ri dhe le pas nje zbrazeti. Per shkak te vdekjes se papritur, ne deshirojme te ndihmojme dhd te mbeshtesin familjen me kostot e larta te funeralit. Çdo ndihme eshte e mirepritur!